Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka publikuar raportet financiare për tremujorin e 3-të të vitit për partitë politike në Kosovë.
Sipas raporteve të publikuara nga KQZ-ja, për shpenzime nga muaji korrik deri në shtator prin Lëvizja Vetëvendosje me 330. 599.3 euro.
E 2-ta për nga shpenzimet është Partia Demokratike e Kosovës me 164.358.7 euro, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 142. 421.05 euro dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 61.666.25 euro.
Shpenzimet më të mëdha, VV-ja i pati për paga dhe mëditje, ku për to shpenzoi mbi 193. 472 euro, ndërsa për qira të zyrave shpenzoi 54. 291 euro, teksa për shpenzime komunale, telefon dhe internet shpenzoi 6. 514 euro, e që në total për kategorinë e “shpenzimeve të përgjithshme” te VV-ja u shpenzuan 254. 378 euro.
Për shpenzimet e transportit, VV-ja shpenzoi 13. 619 euro, ndërsa për blerje të mallrave shpenzoi 44.220 euro.
Partia në pushtet pati edhe shpenzime të përfaqësimit, ku për kategori u shpenzuan 12.410 euro, ndërsa për investime dhe logjistikë i shpenzoi vetëm 339 euro, teksa në kategorinë “shpenzime të tjera”, VV-ja i dha 5. 630 euro.
Edhe për Partinë Demokratike të Kosovës, shpenzimet më të mëdha gjatë tremujorit të tretë shpenzimet më të mëdha ishin në paga, ku për këtë kategori i shpenzoi 141. 28 euro.
Për mallra dhe shërbime, PDK-ja pagoi 19. 508 euro, ndërsa për shpenzime të udhëtimit, partia më e madhe opozitare pagoi 4. 930 euro.
Shpenzimet për shërbime, PDK-së i kushtuan 3. 615 euro, kurse ato për blerje të tjera të mallrave dhe shërbimeve patën koston e 3. 661 eurove.
1200 euro, PDK-ja i dha edhe për kategorinë “llogaritë përllogaritëse për avance”, për shërbime të regjistrimit dhe sigurimeve 375 euro, për mirëmbajtje dhe riparime të tjera 1. 463 euro, ndërsa për qira u dhanë 1. 453 euro.
Për dreka zyrtare, PDK-ja shpenzoi 2. 827 euro, kurse për shpenzime komunale 2. 983 euro, teksa për shpenzime komunale dhe shpenzime të ndryshme 700.39 euro.
Edhe LDK-ja përgjatë tre muajve më së shumti shpenzoi për paga, ku i dha 88. 759 euro, ndërsa mallrat dhe shërbimet gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator, LDK-së i kushtuan 52. 954 euro.
Për shpenzime dhe shërbime, LDK-ja i dha 40. 298 euro, ndërsa për shërbimet e telekomunikimit 853. euro.
Lëndet djegëse dhe blerjet e tjera të mallrave dhe shërbime, LDK-së i kushtuan 3. 647 euro, respektivisht 1. 634 euro.
Llogaritë përllogaritëse për avance te LDK-ja patën koston e 1 mijë e 128 eurove, ndërsa shërbimeve e regjistrimit dhe sigurimit 647 euro, ndëras për mirëmbajtje dhe riparime të tjera u dhanë 169 euro.
Qiraja për zyrat e LDK-së kushtoi 4 mijë e 576 euro, ndërsa shpenzimet komunale 706 euro.
Më së paku shpenzime për tremujorin e tretë pati AAK-ja, ku më së shumti para u dhanë për paga, 48 mijë e 162 euro.
Për shpenzime dhe shërbime AAK-ja i dha 1 mijë e 433 euro, ndërsa për blerje të mallrave dhe shërbimeve 2 mijë e 136 euro.,hkruan Klankosova.tv.
Shpenzimet pa kategori, AAK-ja pati 8 mijë e 25 euro, ndërsa për shpenzime komunale 1 mijë e 908 euro.