Kryeministri Kurti së fundmi ka shpalosur punën e Qeverisë, për energjinë elektrike brenda 2 viteve, ku ka thënë se janë bërë 700 milion investime në siguriminë e energjisë elektrike.
Lidhur me këtë për Gazeta Blic ka folur Visar Azemi, ish Drejtor Ekzekutiv në organizatën jo-qeveritare Balkan Green Foundation, ai ka theksuar se asnjë nga projektet e prezantuara nga Kurti nuk janë projekte të filluara nga kjo Qeveri.
“Kryeministri Kurti me postimin e tij flet për disa qindra miliona euro ne investime në sektorin e energjisë ku flet për disa projekte të cilat asnjë nga ato projekte nuk janë projekte që ka filluar kryeministri Kurti apo ekipa e tij që e ka për sektorin e energjisë elektrike. Pra as projekti i baterive as investimet me të cilat po krenohet që do t;i bëjë në panelet solare, në faqe diellore , ku kanë pasur plotë organizata të tjera të cilat i kanë fillu këto projekte shumë më herët”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka thënë se po stimulohet shfrytëzimi i energjisë për ngrohje dhe se kjo rrezikon të krijojë tensione të shumta në rrjetin e energjisë.
“Në fakt çfarë ka bërë është se po e stimulon shfrytëzimin i energjisë elektrike për ngrohje, pra shumë njerëz janë tërequr nga mënyrat e tjera të ngrohjes edhe nëpër fshatra edhe në qytet, dhe kjo do ta tensionoj shumë rrjetin, do ta ngarkoj shumë rrjetin e energjisë elektrike dhe do ta rrisë konsumin me këtë mund të përballemi me rritjen e energjisë elektrike me ndërprerje të energjisë”, ka thënë Azemi.“Nuk është investuar diqka në përmirsimin dhe ngritjen e kapaciteteve të energjisë elektrike. Zgjidhja do të ishte që projekti që e ka refuzuar qeveria Kurti i cili ka qenë termocentrali me gazë, kjo ka qenë zgjidhja e duhur por që u refuzua nga kryeministri Kurti”, ka potencuar tutje ai.
Sipas Azemit mënyra e subvencionimit të energjisë elektrike, nuk është e duhur.
“Unë nuk kam parë asnjë investim, zoti Kurti flet për marrëveshjen e MMC-n, që në fakt nuk është projekti i Kurtit dhe kjo marrëveshje në fakt as që ka filluar të implementohet dhe nuk dihet asgjë rreth fatit të këtij projekti, Flet që këto 700 milion euro janë investuar në subvencionim të faturave të energjisë elektrike, që prap po them se nuk është mënyra e duhur sepse Qeveria Kurti është dasht të investonte në ngritjen e kapaciteteve të reja të energjisë qoftë termocentrali me gazë, qoftë dhe duke i shtuar dhe energjinë diellore të erës si burime për të balancuar konsumin e energjisë”, ka thënë Visar Azemi për Gazeta Blic.