Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 20 tetor.
20 tetor 1827 – Britania, Franca dhe Rusia, të cilat i kërkonin Perandorisë Osmane që t’i jepte pavarësinë Greqisë, sulmuan flotën osmane në portin jonian të Navarinit.
20 tetor 1921 – Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë dhe Franca, e cila kishte filluar tërheqjen nga Turqia pas fitores turke në Betejën e Sakaryas, nënshkruan Traktatin e Ankarasë, i cili vizatoi kufirin e sotëm jugor të Turqisë duke lënë jashtë vetëm Hatayin.
20 tetor 1954 – Rreth 51.000 punëtorë të porteve në Britaninë e Madhe u hodhën në grevë të përgjithshme dhe tregtia detare në këtë vend u ndal.
20 tetor 1957 – Ekspresi “Simplon” u përplas me një tren me motor në afërsi të Edrenesë duke shkaktuar vdekjen e 89 personave dhe plagosjen e 109 të tjerëve.
20 tetor 1980 – Greqia hyri sërish në krahun ushtarak të NATO-s pasi Turqia hoqi veton e saj ndaj këtij vendi.
20 tetor 1992 – Terroristët e PKK-së i zunë rrugën një autobusi pasagjerësh në afërsi të fshatit Hazarsah, në distriktin Solhan të rrethit jugor Bingol, dhe martirizuan 19 persona.
20 tetor 2008 – Filloi në Stamboll gjykimi i 86 të dyshuarve, 46 prej të cilëve nën masën e arrestit, në kuadër të operacionit “Ergenekon”, i cili pas tentativave të 17-25 dhjetorit 2013 dhe asaj për grushtshteti të 15 Korrikut 2016 u zbulua të ishte një komplot i organizatës terroriste gyleniste (FETO) kundër Republikës së Turqisë.
20 tetor 2011 – Muammar Gaddafi, udhëheqës i Libisë nga viti 1969 deri në 2011-n, u vra duke u linçuar nga kryengritësit në qytetin Sirte.