Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti e kërkoi nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që të raportojë lidhur me rastin e kërcënimit të presidentes, sepse shprehet ai është shqetësuese kërcënimi i kreut të shtetit, raporton InLajmi.
Sipas Halitit për të eliminuar interpretimet e ndryshme në opinion duhet të dilet me saqrime.
“Ministri i Brendshëm i Kosovës duhet të na informojnë se kush e ka kërcënuar presidenten e Kosovës. A është arrestuar kush për atë kërcënimin që i është bërë me lidhje apo me vrasje presidentes? Shqetësimi më i madh, sot për sot, është ky, që ne ta dimë kush e ka kërcënuar presidenten e Kosovës dhe a ka marrë masa Policia e Kosovës se çfarë kërcënimi bëhet fjalë”, tha Haliti.
Deputeti Haliti , mendon që ministri të raporojë në Kuvend seancën e radhës për rastin në fjalë.
“Po insistoj në këtë sepse opinioni, mediat, qytetarët kanë mbetur me interpretime të ndryshme dhe pa informacion konkret që vjen nga institucionet zyrtare. Prandaj, do të doja që në vazhdimin e seancës, ministri i Brendshëm të raportojë dhe të na informojë për këtë”, u shpreh Haliti./InLajmi/