Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, pasi ka prezantuar para ligjvënësve relozutën ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta miratojë atë për përmirësimin e kushteve në Policinë, raporton InLajmi.
Përmes kësaj rezolute, PDK-ja kërkon që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.
Po ashtu, në rezolutën e propozuar nga PDK-ja, thuhet se brenda 60 ditëve të miratohet projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit.
Sipas kësaj rezolute kërkohet që policisë t’u kthehen shtesat, të bëhen me sigurim shëndetësor dhe të mundësohet dalja e tyre në pensionim të parakohshëm.
Deputeti Qalaj , përmendi aksionin e 24 shtatorit dhe suksesin e policëve në përballje me terroristët serbë. Ndaj sipas fjalët që janë thënë për këtë suksese, duhet të kthehen në vepra.
“Miratimi i saj do të ishte dëshmia më e mirë për përkushtimin ndaj policisë, kur puna e tyre na bënë krenarë të gjithëve”, u shpreh Qalaj./InLajmi/