Kuvendi i Kosovës është mbledhur për të Shqyrtuar Propozim-Rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës, por deputetët e Vetëvendosjes sërish bojkotojnë seancën, raporton InLajmi.
Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, mungesën e deputetëve të mazhorancës sikur e ka arsyetur për mungesë konsultimesh mes grupeve parlamentare para se të vendosej mbajtja e seancës.
“Po e fillojmë këtë seancë të jashtëzakonshme, e cila është thirrur javën e kaluar, por nuk kemi pasur mundësi ta mbajmë. Na është nevojitur mbledhja e Kryesisë për të sqaruar dhe pas përfundimeve që i nxorëm vendosëm që të mbahet kjo seancë e jashtëzakonshme megjithatë”, tha Konjufca.
Të pranishëm janë ata të opozitës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës./InLajmi/




















