Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, ka reaguar pas vendimit të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani që mos ta dekretoi Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit, përcjell InLajmi.
Szunyog theksoi se duke marrë parasysh deklaratën e presidentes Osmani për Kryeprokurorin, thekson nevojën e madhe për një proces transparent të selektimit në pozitat brenda sistemit të drejtësisë.
Sipas tij, selektimi duhet bazuar në merita.
Ai iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.
“Duke marrë parasysh deklaratën e Presidentit për Kryeprokurorin e Shtetit, theksoj nevojën kritike për një proces përzgjedhjeje të bazuar në merita, transparente dhe të drejtë për pozitat brenda sistemit të drejtësisë. I bëj thirrje autoriteteve të #Kosovës që të ruajnë me vendosmëri parimet dhe standardet më të larta të sundimit të ligjit në zgjedhjen e vonuar të Kryeprokurorit të Shtetit”, ka deklaruar Szunyog./InLajmi/