Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, Ramush Haradinaj, ka pritur në takimin ambasadorin e Austrisë në Kosovës, Georg Schnetzer, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, përcjell InLajmi.
Haradinaj, i ka uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë ambasadorit të ri austriak, ndërsa ka falënderuar shtetin austriak për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës në të gjitha proceset.
Postimi i plotë i tij:
Prita në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Georg Schnetzer.
Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Schnetzer biseduam për zhvillimet aktuale në vendin tonë dhe gjithashtu vumë theksin tek marrëdhëniet historike ndërmjet 2 popujve.
Ambasadorin Schnetzer, e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rrugën tonë drejt integrimeve euro-atlantike./InLajmi/