Sindikata e Policisë së Kosovës bëri të ditur se të martën ka vizituar familjen e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, përcjell InLajmi.
Bashkë me sindikalistët në vizitë ishin edhe përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci me seli në Amerikë.
Kujtojmë se rreshteri Afrim Bunjaku, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur serb në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.
Për familjen Bunjaku edhe Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 50 mijë eurove.
Postimi i plotë:
Me datë 17.10.20203 ishim për vizitë te familja e heroit Afrim Bunjaku së bashku me përfaqësuesit e DRP Pejë dhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci me seli në Amerikë, ku ju dhurua një donacion familjes së rreshterit Afrim Bunjaku në vlerë prej 9 mijë e 200 dollarë./InLajmi/