Disa anketa të realizuara së fundmi në Serbi, kanë treguar se besimi për presidentin serb Aleksandar Vuçiq ka rënë dukshëm.
“Kryesia e SSP-ë, duke analizuar rezultatet e 2 anketave të marra nga 2 organizata në 2 ditët e fundit, doli në përfundimin se modeli më i mirë për daljen në votime është një listë e vetme, në të gjitha nivelet, e të gjitha organizatave pjesëmarrëse në organizimin e protestës së Serbisë kundër dhunës” tha anëtari i Kryesisë së SSP-së, Branko Milush.
“Mandatet nuk janë prioritet për ne, prioritet për ne është që ta zëvendësojmë këtë qeveri arrogante, të paaftë dhe të korruptuar që po e shkatërron Serbinë dhe po na vjedh të ardhmen”, ka theksuar Milush.
Sipas tij, ajo listë nuk mund të jetë vetëm një listë kundër Vuçiqit, por “ne duhet të krijojmë edhe një platformë për t’u garantuar njerëzve se si do të jetojnë pas Vuçiqit”.
“Është e nevojshme të ofrohet siguri, stabilitet, shoqëri moderne dhe evropiane. Qytetarët nuk janë realisht të interesuar se kush bashkëpunon me njëri-tjetrin, ata janë të interesuar të kenë një listë që mund ta kërcënojë këtë regjim”, beson Milush.
Ai pretendon se numri i vlerësimeve pozitive të Aleksandër Vuçiqit ka rënë për 16% dhe kujton se Vuçiq një vit më parë, në shtator, kishte 53% të vlerësimeve pozitive dhe 33% të vlerësimeve negative, që do të thotë se ishte në plus 20% shkruan Telegrafi.
“Sot janë 44% pozitive dhe 40% negative, pra është 4 % në plus. Për një vit ka rënë për 16%” , ka saktësuar Milush.