Një tjetër fitore e kombëtares shqiptare. Miqësorja ndaj Bullgarisë u mbyll me rezultatin 2 me 0 për kuqezinjtë me golat e Laçit dhe Muçit.
Trajneri Sylvinho e pati përgatitur këtë ndeshje në maksimum dhe lojtarët nuk zhgënjyen. Debutim edhe për Marvin Çunin.
Tashmë sytë drejt Nëntorit për sfidat ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe për të siguruar kualifikimin në Euro 2024.
Formacionet:
SHQIPËRIA:Strakosha, Balliu, Ajeti (Veseli), Mihaj, Mitaj, Asllani (Ramadani), Laçi (Gjasula), Bajrami (Muja), Muçi, Asani (Çuni), Uzuni
BULLGARIA:Mitov, Alex Petkov, Antov, Petrov, Marin Petkov (Galchev), Lukas Petkov (Ivanov), Gruev (Kraev), Turitsov (Popov), Despodov, Rusev (Ivanov), Delev(Minchev)
ARBITËR:Mervan Bejtullahu (Kosova)
STADIUMI:Air Albania, Tiranë
Ndeshja minutë pas minute
94′ –Mbyllet sfida! Shqipëria fiton 2-0 përballë Bullgarisë.
91’ –Sulmuesi bullgari u gjet i vetëm përballë Strakoshës, por nuk përfitoi dot të shënonte.
90 ‘ –4 minuta shtesë
89’ –Largohet nga fusha e lojës Kristjan Asllani. Futet Ramadani.
85’ –Zëvendësim për Bullgarinë. Largohet Gruev, futet Kraev.
85’ –Kundërsulm i Shqipërisë pas një kombinimi të bukur. Muja tenton goditje por bllokohet. Goditje këndi për Shqipërinë.