Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Yasar Guler, tha se dialogu është rruga e vetme për paqe dhe stabilitet në rajon, raporton InLajmi.
Ndërsa ka vënë theks dialogun, ministri turk është shprehur se raportet e Turqisë me Kosovën si partner në Ballkan do të vazhdojnë në të gjitha fushat.
Poashtu theksoi ministri Guler, se Turqia përkrah tërësin territoriale të Kosovës por edhe anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare.
“Ne e përkrahim sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në qarqet ndërkombëtare. E theksuam faktin që duke nisur nga Kosova, paqja lumturia dhe siguria në Ballkan për ne ishte çështje që kanë rëndësi të madhe.“Ne themi se dialogu është rruga e vetme e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon dhe theksuam se detyrën që kemi marrë, të komandantit të KFOR-it, do ta respektojmë me neutralitet të plotë”, deklaroi ministri Guler.
Këto komente ai i ka bërë në një konferencë të përbashkët për medie të mbajtur pas takimit që e ka zhvilluar me ministri i Mbrojtjes të Kosovë Ejup Maqedonci.