Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, për pezullimin e mundshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën, përcjell InLajmi.
Haradinaj – Stublla tha se konteksti i deklaratës së Macronit është i qartë, kushtëzim absurd e kërcënim joproporcional mbi Kosovën me vizat.
Sipas saj, ky paralajmërim i Macronit flet se Kosova duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve me Serbinë
Postimi i plotë i saj:
Si me këtë, si me atë përkthim – konteksti është i qartë:
Kushtëzim absurd e “kërcënim” joproporcional mbi Kosovën me vizat, për t’u rikthyer në dialog tashmë të dështuar të BE-së pa e mbajtur Serbinë përgjegjëse për krimin e agresionit të 24 shtatorit! Gjendje alarmante për diplomacinë kosovare.