Hysni Gucati ka mbërritur në vendlindje, në Morinë të Skenderajt, pas lirimit nga Gjykata e Hagës, ku është pritur nga familjarë e bashkëluftëtarë e miq me flamuj kombëtarë, raporton InLajmi.
Ndryshe, Gucati është i liruar me kushte nga Gjykata Speciale, andaj ka kërkuar “të kursehet” nga deklarimet për medie.
Megjithatë ai pati një porosi për dashamirët e mbledhur në konakun e tij, ndërsa i emocionuar tha “Të fala keni prej tanëve, të jeni të bindur te Zoti se ata janë më të fortë se ne”.
“Mundësisht kursemni, më kurseni mundësisht”, tha ai duke kërkuar mirkuptim nga gazetarët.