“Gardiani” i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, mund të ndërrojë mjedis në afatin kalimtar të janarit.
“Sky Deutschland” raporton se Union Berlin është i interesuar për Muric dhe pritet ta bëjë një ofertë si huazim në janar me opsion blerje në verë.
24-vjeçari aktualisht luan në Premierligë te skuadra e Burnleyt, mirëpo në këtë skuadër është portier i 2-të.
Muriq ishte ndoshta lojtari më meritor për rikthimin e Burnley në Premierligë këtë sezon, pas super paraqitjeve në Championship.
Vlera momentale e portierit të Kosovës është nëntë milionë euro.
