Ka ndërruar jetë Martti Ahtisaari, i cili mori çmimin Nobel për Paqen për veprën e tij jetësore, përcjell InLajmi.
Sipas mediave të huaja, ai vdiq të hënën, më 16 tetor në orën 6:40 në Helsinki.
Martti Ahtisaari lindi më 23 qershor 1937 ishte një politikan finlandez, president i 10-të i Finlandës, laureat i Çmimi Nobel për Paqe, diplomat i Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësues i njohur për punën e tij ndërkombëtare të paqes.
Ahtisaari ishte një i dërguar special i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës, që kishin për qëllim zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje të gjatë në Kosovë, e cila më vonë deklaroi pavarësinë e saj në vitin 2008.
Në tetor 2008, ai u dha Çmimi Nobel për Paqe “për përpjekjet e tij të rëndësishme, në disa kontinente dhe për më shumë se tre dekada, për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare”. Deklarata e Nobelit tha se Ahtisaari kishte luajtur një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e konflikteve serioze dhe afatgjata, përfshirë ato në Namibi, Aceh (Indonezi) Kosovë dhe Irak.
