3 të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit kanë mbetur në paraburgim.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Gjykata e Apelit.
Apeli e ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, për një muaj paraburgim ndaj 3 të dyshuarve Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.
Kështu është refuzuar ankesa e avokatëve mbrojtës të të dyshuarve.
Themelorja, më 25 shtator 2023 të dyshuarit Vladimir Toliq ia kishte caktuar paraburgimin.
Toliq ishte i plagosur dhe ishte trajtuar në Qendren Klinike dhe Universitare dhe pas trajtim u dërgua në paraburgim.
Kurse, më 26 shtator 2023, kjo gjykatë ua kishte caktuar paraburgimin edhe 2 të dyshuarve tjerë Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.
Më 24 shtator, Serbia kishte kryer agresion në Kosovë.
Si pasojë e sulmit të armatosur terrorist nga një grup serb, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i kishte publikuar pamjet e Milan Radojiçiq.
Sveçla tha se Radojiçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist.