Analisti Ylli Hoxha, samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, e quajti të dobishëm për Shqipërinë.
Ai thekson se pjesëmarrja e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, tregon seriozitetin e këtij takimi.
“Takim i frytshëm në Tiranë dhe i dobishëm për Republikën e Shqipërisë. Është një njohje e një roli të lidershipit për Shqipërinë, Edi Ramën, si dhe pjesëmarrja e Olaf Scholzit dhe Emannuel Macron e tregon seriozitetin e përfshirjes së këtyre vendeve në këtë projekt”, tha Hoxha.
Sipas Hoxhës, zotimi në këtë samit ishte mjaft serioz.
“Zotimi mund të themi se është serioz. Një propozim i Ramës ishte interesant dhe i vlefshëm për t’u diskutuar ku thotë se mos na jepni shumë premtime për data, por rritni fondet e mbështetjes, na jep status të veçantë të fondeve. Është propozim me vlerë sepse historia ka treguar që BE-ja mund të marrë entuziazëm brenda një viti dhe mund ta humbë pas një viti”, shtoi ai.