Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ndihet i pikëlluar me vdekjen e Martti Ahtisarit, ndërsa e cilëson atë mik të Kosovës dhe figurë kyqe në rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë, përcjell InLajmi.
Haradinaj, thekson se populli i Kosovës i është mirnjohës për kontributin e dhënë në shtetndërtimin dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
I pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Martti Ahtisaari, një mik i madh i Kosovës, njëri ndër figurat kyçe në rrugën tonë drejt shtetësisë. Populli i Kosovës i është mirënjohës gjithmonë për kontributin e tij në shtetndërtim dhe mbështetjen në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
/InLajmi/