Deputeti i Vetëvendosjes Armend Muja, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, njoftoi se të enjten do të mbahen 2 seanca dhe se problem mbetet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, si shkak i mos pjesëmarrjes në votim të opozitës, raporton InLajmi.
Muja shprehet se është për keqardhje qëndrimi i opozitës për të mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
“Të enjten do të je 2 seanca, një seancë me kërkesë të opozitës dhe e 2-të do të mbahet sipas rendit të ditës dhe do të jeni disa marrëveshje ndërkombëtare. Ju e dini që kemi pasur vështirësi që këto marrëveshje të votohen. Ne na u tha zyrtarisht nga PDK që këto marrëveshje nuk i votojnë për shkak të sanksionimit të BE-së. Është për keqardhja qëndrimi i tyre. Opozita nuk ka shenja që ka hequr dorë. Këto e vështirësojnë punën e Kuvendit”, tha Muja.
Ai duke u përgjigjur për kërkesën e Listës Serbe për zgjedhje në veri, tha se është miratuar Udhëzimi Administrativ dhe se tash është në dorën e qytetarëve që të vendosin.
“Ne si shumicë parlamentare e kemi bindje që qeveria i ka plotësuar të gjitha kërkesat e Bratislavës. Është e fundit që mund të moralizoj është lista serbe. Sa i përket Listës Serbe janë disa çështje që duhet sqaruar. Udhëzimi Administrativ është miratuar dhe i mbetet qytetarëve që të vendosin”, tha ai.