Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas vdekjes së ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, e kujton atë si njeri të drejtë i mprehtë e me humor të jashtëzakonshëm, përcjell InLajmi.
Tutje ka shtuar Çitaku se ata që e kanë njohur do ta kujtojnë gjithmonë me këto cilësi, ndërsa kujton kështu një intervistë Ahtisarit për CNN, ku ai fitoi Çmimin Nobel për Paqe.
Atç kohë shkruan Çitaku se Ahtisari duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për pavarësinë e Kosovës, kishte theksuar se me “një hajn që vjedh kuletën, duke thënë se nuk është e drejtë të kërkohet vetëm një pjesë e pasurisë së vjedhur, por duhet të kërkohet kthimi i të gjitha vlerave të vjedhura dhe ndëshkimi i hajnit”.
Postimi i plotë i saj:
I urti, Presidenti Ahtisaari paska ndërruar jetë.
Ata që e kanë njohur nga afër do ta kujtojnë gjithmonë si ndërmjetës të drejtë, të mbrehtë, dhe me sens të jashtëzakonshëm humori.
Menjëherë pasi fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008, në një intervistë në CNN u pyet për planin e tij për Kosovën.
Gazetari amerikan ishte kurioz se si pavarësia e Kosovës na qenka zgjidhje e duhur, meqë, sipas gazetarit, një plan i tillë nuk ishte kompromis, por përmbushje e aspiratës së njërës palë në konflikt.
“ Dëgjo, kur një hajn ta vjedhë kuletën, ti nuk i kërkon atij vetëm gjysmën e parave, e kërkon shumën e plotë. Për më tepër, kërkon që
hajni të ndëshkohet” u përgjigj Ahtisaari./InLajmi/.