Sulmet ajrore ushtarake të Izraelit kanë vrarë të paktën 2.670 njerëz dhe kanë plagosur 9.600 të tjerë që nga sulmet terroriste të Hamasit të 7 tetorit , ka thënë në një deklaratë të dielën Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.
Ministria palestineze e Shëndetësisë i ka kërkuar botës që të dërgojë ekipe mjekësore në Gaza, raporton CNN,
“Ne i bëjmë thirrje botës, organizatave ndërkombëtare dhe ndihmës së veprimit urgjent që të dërgojnë delegacione mjekësore vullnetare nga të gjitha specialitetet për të shpëtuar civilët e plagosur të Rripit të Gazës”, ka thënë Marwan Abu Saada, drejtor i përgjithshëm i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ministrinë e Shëndetësisë. konferencë për lajme, përcjell Dukagjini.
Ndërsa numri i të vdekurve në Izrael nga sulmi i papritur i Hamasit tani është mbi 1 mijë e 400, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes se Izraelit (IDF)