Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur ta shpërblejë kombëtaren pas fitores kundër Republikës Çeke.
Shqipëria mposhti Çekin, duke bërë një hap të madh drejt Euro 2024.
Sipas mediumeve shqiptare, FSHF do të shpërndajë plot 4.5 milionë euro shpërblim.
Një milionë prej tyre do të shkojnë në llogarinë bankare të Silvinhos, ndërsa pjesa e mbetur prej 3.5 milionë eurosh do të shpërndahet për lojtarët.
Shqipëria kryeson Grupin E të kualifikimeve për Kampionat Evropian, shkruan lajmi.net
“Kuqezinjtë” kanë 13 pikë, 4 më shumë se Polonia e vendit të 2-të dhe pesë më shumë se Çekia, që ka një ndeshje më pakë të zhvilluar.