• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Sarrazin: Rusia është në një farë mase duke u përpjekur të ushqejë konfliktin në rajon

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
13 October 2023
në KRYESORE
0 0
0
Mosmbajtja e premtimeve nga BE-ja, Sarrazin: Dëshpëruese për të rinjtë e Ballkanit
0
SHPERNDARJE
53
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë i ngarkuari i qeverisë gjermane, shpjegon vlerën e kësaj platforme dhe kërkesat e Gjermanisë ndaj Serbisë dhe Kosovës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, i pyetur se sa është shqetësuese situata e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo mund të përshkallëzohet deri në konflikt të hapur, Manuel Sarrazin tha se situata deri diku është e rrezikshme.

“Situata është deri diku e rrezikshme. Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë masa shpërshkallëzuese nga pala serbe, por deri diku edhe nga pala kosovare. Ne kemi premtimin e qartë nga Serbia, se nuk do të bëjë ndonjë budallalëk dhe të përfshijë ushtrinë apo policinë serbe në Kosovë. Kështu që ne po shpresojmë që situata do të jetë nën kontroll tani, por duhet të bëjmë hapa më tej me masa shpërshkallëzuese për të mbajtur situatën të qetë dhe për t’u kthyer sërish në një atmosferë productive”, tha Sarrazin.

Se çfarë po e pengon normalizimin e marrdhënieve mes 2 vendeve, Sarrazin tha se të 2-ja palët duhet ti kthehen bisedimeve.

“Nga njëra anë, duhet të kemi masat shpërshkallëzuese. Serbia duhet ta bëjë të qartë se nuk do të bëjë përpjekje për dhunë ndaj Kosovës. Duhet të ketë një ndjekje penale të autorëve të sulmit të 24 shtatorit. Dhe gjithashtu është e qartë se diçka e tillë nuk duhet të përsëritet dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të angazhohet më shumë që njerëzit në veri të Kosovës të ndihen të sigurt. Natyrisht, kemi edhe çështje të hapura me palën kosovare lidhur me kryetarët e bashkive dhe policinë speciale, këto janë gjëra që duhet të adresohen. Pra, duhet të flitet për këto çështje, por vetëm trajtimi i këtyre çështjeve nuk do ta zgjidhë problemin. Kështu që ne duhet të kthehemi në tryezë për të zbatuar marrëveshjen Ohrit, e cila ishte një kthesë historike, në shkurt të këtij viti, dhe nuk është zbatuar deri tani. Pra, ne po përpiqemi t’i bëjmë të 2-ja: nga njëra anë, duke bërë presion për një shpërshkallëzim në terren, por duke mos e lënë këtë përshkallëzim të situatës të kalojë, që të mos flasim më për rezultatin dhe duam që të 2-ja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të bien dakord mbi një udhëzyes për zbatimin e marrëveshjes”, u shpreh Sarrazin.

Ndërkohë, i pyetur se sa ka shqetësime për ndikimin rus sa i përket nxitjes së këtyre tensioneve në veçanti kur shohim Serbinë, Sarrazin tha se nuk duhet ta nënvlerësojmë mundësinë teorike që Rusia në njëfarë mase duke u përpjekur të ushqejë konfliktin në rajon.

“Epo, dua të them, lidhur me Rusinë në rajon, veçanërisht në Serbi, dhe në një farë mase edhe në strukturat paralele të Kosovës veriore, është pak si macja e Shrodingerit. Rusia është brenda, por kurrë nuk do të jemi në gjendje ta përcaktojmë se sa. Pra, nga njëra anë, ne nuk mund të nënvlerësojmë mundësinë teorike që Rusia është në një farë mase duke u përpjekur të ushqejë konfliktin në rajon dhe po përpiqet gjithashtu ta implementojë këtë. Nga ana tjetër, mund të jetë gjithashtu një justifikim i madh për disa njerëz të thonë, Oh, nuk ishim ne, ishte Rusia. Kështu që në fund nuk do të jemi në gjendje t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje. Dhe deri tani nuk kemi ndonjë sinjal të qartë se situata nga 24 shtatori mund të jetë një komplot rus apo plan rus paraprakisht, të paktën. Sigurisht, ata do të përpiqen të përdorin situatën dhe linjat ekzistuese të konfliktit për të na dobësuar”, është shprehur Sarrazin.

I pyetur nëse shtimi i trupave të KFOR-it mund të ndihmojë situatës, Sarrazin tha se KFOR-i mund të mbyll kufijt për armët që vijnë nga Serbia.

“Ne kemi thënë se jemi të gatshëm të dërgojmë më shumë trupa dhe tani kjo varet nga partnerët, që të vendosin se cilat kapacitete janë të nevojshme dhe deri në ç’masë dhe se cili është momenti i përshtatshëm. Jam i sigurt se një KFOR-i i fortë nuk është vetëm një sinjal, por mund të ndihmojë edhe për të mbyllur më mirë kufirin për armët që vijnë nga Serbia drejt Kosovës. Pra, sigurisht, është arsyeshme. Përveç sinjalit politik edhe në terren”, deklaroi Sarrazin.

I pyetur se sa i fortë është mekanizmi i Procesit të Berlinit në vetvete për të kontribuar edhe në shpërshkallëzimin dhe uljen e tensioneve, Sarrazin beson se rajoni do të shkojë përpara.

“Epo, mendoj se çdo tablo ku të gjashtë janë ulur së bashku në tryezë dhe mund të jenë duke u grindur ose jo, por janë ulur së bashku dhe madje bien dakord për përfitimet ekonomike për të gjitha palët duke nënshkruar marrëveshje, janë sinjale pozitive. Ndoshta jo shpërshkallëzim konkret, por tërthorazi: Kjo do t’u tregojë njerëzve se ata mund të besojnë se rajoni do të shkojë përpara si i tëri drejt Bashkimit Evropian. Edhe pse kemi këtë situatë shumë, shumë të rrezikshme në terren, në Banjskë, pas 24 shtatorit”, tha Sarrazin

Poashtu i pyetur se sa pozitive është përspektiva e këtyre vendeve për integrim në BE, Sarrazin tha se do të doja të shihja më shumë përparim,

” E pra, unë personalisht do të dëshiroja të shihja më shumë përparim, dhe mendoj se shumica e përfaqësuesve të vendeve të rajonit do të donin që Bashkimi Evropian të tregonte më shumë sinjale pozitive në rajon. Kështu që unë mendoj se ne duhet të përpiqemi nga të 2-ja palët. Vendet duhet të kryejnë më shumë reforma për të përmbushur kriteret e Kopenhagës dhe për të ardhur në përputhje me acquis dhe tregun e përbashkët rajonal. Dhe tani Procesi i Berlinit, me përpjekjen për të rigjallëruar Tregun e Përbashkët Rajonal mund të jetë një mjet për arritjen e kësaj. Por sigurisht që edhe Bashkimi Evropian duhet t’u përmbahet premtimeve të tij. Dhe kur të arrihet përparim gjithashtu ne duhet të bëjmë hapat në procesin e zgjerimit nga ana jonë”, tha Sarrazin.

Nëse tensionet e larta po i largojnë vendet më shumë nga BE, ja Sarrazin tha se kjo situate mund të jetë taksike jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për gjithë rajonin.

“Epo, mendoj se kjo është evidente për të gjithë dhe kjo është arsyeja pse një situatë e tillë mund të jetë toksike jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për të gjithë rajonin, sepse njerëzit mund të humbasin shpresën në zhvillimin e rajonit, nëse kthehet dhuna. Kështu që ne nuk mund ta lejojmë këtë”, tha Sarrazin.

Tags: Dialogu Kosovë-SerbiManuel SarrazinRusia
Postimi i mëparshëm

Dialogu Kosovë-Serbi, Hovenier: 24 shtatori tregoi se nuk kemi kohë për të humbur, duhet të ecim përpara urgjentisht

Postimi tjetër

Takon senatorët, Osmani: Serbia të jap përgjegjësi për sulmin në veri, terroristët t’i dorëzohen Kosovës

Të ngjajshme Postime

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve
KRYESORE

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

27 June 2025
Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën
KRYESORE

Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

27 June 2025
Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve
KRYESORE

Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve

27 June 2025
Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri
KRYESORE

Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri

27 June 2025
Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
KRYESORE

Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

27 June 2025
Aktgjykimi i Kushtetueses, Haradinaj: Janë pjekur kushtet për kthimin e votimit të hapur
KRYESORE

Aktgjykimi i Kushtetueses, Haradinaj: Janë pjekur kushtet për kthimin e votimit të hapur

27 June 2025
Postimi tjetër
Takon senatorët, Osmani: Serbia të jap përgjegjësi për sulmin në veri, terroristët t’i dorëzohen Kosovës

Takon senatorët, Osmani: Serbia të jap përgjegjësi për sulmin në veri, terroristët t’i dorëzohen Kosovës

Lajmet e fundit

Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Karakteristikat e një abuzuesi emocional

Karakteristikat e një abuzuesi emocional

28 June 2025
Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

27 June 2025
Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

27 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu