Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, ushtruesi i detyrës i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
“Prej dje e kam marrë lajmin prej avokatëve për Hysni Gucatin. Ndërsa për Nasimin po flitet se mund të lirohet por ende nuk ka diçka konkrete” tha shkurt Klinaku.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e tre muaj dhe me një gjobë prej 100 eurosh.
Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.