Policia eKosovës ka njoftuar se sot kanë pranuar një informatë se janë helmuar 39 persona në komunen e Malishevës, e gjendja e pacientëve të helmuar, aktualisht është stabile dhe situata është nën kontroll dhe e menaxhueshme, përcjell InLajmi.
Drejtori Berisha tha se bazuar edhe nga të dhënat e klinikës, gjendja e pacientëve është stabile dhe janë duke u trajtuar nga personeli i klinikës.
Aktualisht në Klinikën Infektive janë të shtrirë 12 pacientë, ndërsa numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Malishevë është 39.
Të gjitha ekipet relevante janë të mobilizuar për menaxhimin e situatës dhe personeli shëndetësor në QKMF është në gatishmëri të plotë për të ofruar shërbimet e nevojshme. /InLajmi/