Në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe mjaft të nxehtë. Do të jetë një ditë tipike verore dhe temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 28 gradë Celsius. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët, por paradite dhe në mesdite do të ketë rritje rapide të temperaturave.
Edhe fundjava do të jetë nën ndikimin e masave mjaft të nxehta ajrore dhe do të jemi tërësisht nën ndikimin e kreshtës së ngrohtë termike nga jugperëndimi ose Afrika Veriore. Temperaturat maksimale afër 30 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoni edhe ndonjë shkallë mbi 30 në zonat më nxehta, shkruan Meteo Ballkan.
Të dielën vonë në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë shtim i vranësirave dhe ndonjë rrebesh shiu. Nga e hëna reshje lokale shiu në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Luginë dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut