Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, reagoi për mungesën e mazhorancës në seancë, ndërsa theksoi se shumica parlamentare po i ikë përgjegjësisë që ka për Policinë e Kosovës, raportonInLajmi.
Sai theksoi se është legjislativi vendi ku duhet të mbështetet policia, ndërsa theksoi se nuk mjaftojnë vetëm forot dhe llafet e mira në Facebook.
“Ky është vendi që sot duhet mu mbështet Policia e Kosovës. Nuk mjafton me foto në Facebook e me llafe të mira. Tash e një periudhë të gjatë kërkojmë që të paktën sigurimi shëndetësor të buxhetohet nga 1 janari 2024. Kuvendi i Kosovës të marrë përsipër një seancë”, tha Tahiri.
Tutje u shpreh ai se është e papranueshme ikja nga përgjegjësia.
“Është e papranueshme ikja nga përgjegjësia, i ikin mbështetjes qe duhet t’i japin Policisë së Kosovës. Po ju japim kohe deri ditën e hënën, dhe nga java e ardhshme konsiderojmë që duhet të merret parasysh qe seancat e jashtëzakonshme të mbahen”, theksoi deputeti Tahiri.
Ndërkohë ka shtuar ai se ky degjenerim është i thirrur nga kryeministri Albin Kurti.
“Krejt ky degjenerim që po ndodh i thirrur nga Albin Kurti, duhet të marre fund. Sot vendi ynë më shumë se kurrë do duhej me tregu unitet. Janë njerëzit e parë që jetën e tyre e vënë në rrezik. Me ndejt duar kryq e me bojkotuar seancë, është turp i madh”, shtoi Tahiri.