Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj e ka quajtur për keqardhje që Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka shkuar në seancën ku duhej të diskutohej mbështetja për Policinë e Kosovës, ndërsa thekson se gjendja e policëve vazhdon të rëndohet, raporton InLajmi.
Deputeti Zemaj, megjithatë propozoi që të diskutohet për këtë temë dhe t’i presin deputetët e pozitës që kurdo që të jenë të gatshëm të vijnë në seancë për votim.
“Përtej asaj që i japim përkrahje kësaj Rezolute duhet të përdorim edhe mekanizma të tjerë ligjor, duke kërkuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Policinë e Kosovës dhe të fillojë të bëhet edhe pjesë obligative e kësaj Rezolute pra të plotësohet”, tha Zemaj.
Poshtu propozi edhe të zhvillohet debat për Ligjin e Pagave.
“Poashtu edhe Ligji i Pagave nëse nuk kanë ndonjë vendim të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese, atëherë propozojë që debati të zhvillohet, deputetët ta thonë fjalën e tyre dhe për vendimmarrje ne do t’i presim kudo dhe kurdo që shumica parlamentare e thërret ndërgjegjja që të jetë jo vetëm me fjalë boshe dhe retorika ashtu siç po e shohim, por të jetë edhe me votë kundër ashtu siç është dëshmuar javën e kaluar”, ka thënë ai.