Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për moszbatimin e udhërrëfyesit për energjinë, për të cilin Kosova e Serbia u pajtuan në qershor të vitit të kaluar, raporton InLajmi.
Rizvanolli në një adresim për gazetarët pas mbledhjes së Qeverisë, tha se ka pasur sabotim dhe zvarritje nga ana e Serbisë për zbatimin e këtij udhërrëfyesi.
“Kemi pasur një udhërrëfyes vitin e kaluar me afat 100 ditësh, ne kemi thënë me at rast që pagesat e fundit që do të bëhen nga buxheti i Kosovës do të jenë ato deri në zbatimin e kësaj marrëveshje. Kemi pasur kërkesa të vazhdueshme nga KOSTT-i që nga ajo kohë por nuk kemi ndarë mjete shtesë si qeveri”,tha Rizvanolli.
Ndërsa sa i përket pagesë për rrymën e shpenzuar në veri ajo pohoi se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më, ndonëse tha se KEDS i ka dërguar kërkesë së fundit Eelektroserverit, që të procedohet me marrëveshjen.
Sipas saj, nëse nuk ka një përgjigje atëherë do të shihet si do të veprohen, edhe pse nuk pati një përgjigje të qartë për këtë çështje.
“Sa i përket mbulimit të konsumit të energjisë në veri, ne kemi bërë të qartë për të gjitha palët që një mënyrë e tillë e funksionimit nuk mund të vazhdojë. Ne i kemi kryer detyrat tona, me kërkesën e ndërmjetësuesve ne kemi vazhduar të diskutojmë dhe e kemi bërë të qartë që versioni i fundit i kontratës është versioni i fundit i marrëveshjes që duhet nënshkruhet nga ta. Dje KEDS i ka dërguar kërkesën e fundit Elektroseverit. Presim që të ndodhë kjo shumë shpejt nëse jo do të shohim opsionet e tjera se si të adresohet”, tha ministrja Rizvanolli.
Gjithashtu ajo theksoi se Qeveria ka miratuar kredi milionëshe për Telekomin
“Sot në Qeveri ndër vendimet e tjera e miratuam edhe një kredi prej 15 milionësh për Telekomin me të cilat do të bëjë investime në rrjetin mobil dhe atë fiks. Ne miratuam tri kërkesa për themelimi e ndërmarrjeve komunale. Më këtë mënyrë këto komuna do të mund të ofrojnë shërbime për qytetarët mirëpo edhe me çmime më të lira se sa me kontraktimin e operatorëve ekonomik”, tha ministrja.
Ajo tha se me aprovimin e Ligjit për burime të ripërtritshme të energjisë, me aprovimin e këtij ligji Kosova bënë dallim nga shumë vende të rajonit.
Sipas saj ligji rregullon shumë aspekte, e para për dallim prej skemave mbështetëse që nuk kanë qenë konkurruese tani më kornizën e re ligjorë si të kemi mbështetjen e kapaciteteve të reja vetëm në formë konkurruese./InLajmi/




















