Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor, kanë pranuar donacion 7-të dronë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes projektit ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, raporton InLajmi.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier, tha se shteti i tij është i përkushtuar që ta ndihmojë Policinë. Ai madje tha se përkrahja nuk do të mungojnë asnjëherë.
“7 dronë që i dhurojmë Policisë dhe IPK-së, do të ndihmojnë në luftimin e dukurive negative. Do të jenë burim jetik për të luftuar krimet e organizuara dhe luftimin e kontrabandës. Marrja e informatave të mira do të ndihmojë edhe marrjen e veprimeve me kohë”, tha Hovenier.
Tutje ka shtuar ambasadori se mbështesim policinë për të avancuar në veprimet konkrete në të mirë të qytetarëve.
“Mbështetja për IPK, ne i japim mbështetje transparencës dhe llogaridhënies, prandaj do të punojmë me Policinë drejt quarjes përpara veprimet që janë në të mirë të qytetarëve. Dua të them se gjatë 5 viteve të fundit, SHBA-ja ka ofruar mbi 20 milionë dollarë mbështetje në forma të ndryshme për organizatat e policisë”, u shpreh ambasadori Hovenier.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, falënderoi Amerikën për ndihmën e vazhdueshme në përkrahje të Policisë në shtimin e kapaciteteve e modernizimin e pajisjeve.
“Është gjithmonë kënaqësi ta kemi ambasadorin për mbështetjen e Policisë por edhe të shtetit, andaj e çmojnë mbështetjen ndër vite për shtetin tonë e sidomos për ditët e fundit kur e humbëm rreshterin Afrim Bunjaku. Në lidhje me donacionin është i nevojshëm dhe i çmueshëm për Policinë dhe do të ndihmojë në ngritjen kapaciteteve tona por edhe në aspektin e protestave dhe të manifestimeve të ndryshme. Janë dronë që janë selektuar nga ekspertët tanë”, tha Hoxha.
Tutje Hoxha, theksoi se donacioni i dronëve ka rol jetik për sukseset e policisë.
“Kjo ka bërë që edhe operacioni i 24 shtatorit të jetë i suksseshëm dhe është incizuar nga dronët që i kemi aktualisht”, tha tutje Hoxha.
Drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës, Taulant Hodaj, tha se pajisje të tilla do t’i ndihmojë që ta mbajmë lartë profesionalizmin dhe ta monitorojmë punën e Policisë.
“Si IPK po mundohemi që të jemi të përkushtuar që ta mbajmë nivelin e profesionalizmit të Policisë së Kosovës. Mbështetja me këshilla e me pajisje, ka bërë që të ngritet profesionalizmi për Policinë e Kosovës. Pajisje të tilla siç janë këta dronë, do na ndihmojë që ta mbajmë lartë profesionalizmin dhe ta monitorojmë punën e Policisë”, u shpreh Hodaj./InLajmi/