Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-se, Peter Stano, pasi ky i fundit, teksa ka folur për masat ndaj Kosovës, ka thënë se BE-ja ende s’ka parë veprime nga Kosova që çojnë në de-eskalim të plotë, përcjell InLajmi.
Serwer në përgjigje të kësaj ka thënë se BE-ja është bërë një kundërshtar de-facto i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
“Ajo [BE] dëshiron të kufizojë dislokimet e policisë në përgjigje të një kërcënimi të qartë dhe aktual, si dhe të krijojë një strukturë të veçantë qeverisëse për popullatën serbe, të paktën në veri”, ka shkruar Serwer./InLajmi/
The EU has become a de facto opponent of #Kosovo‘s sovereignty and territorial integrity. It wants to limit police deployments in response to a clear and present threat as well as create a separate governing structure for the Serb population, at least in the north. https://t.co/yIX0ys69LD
— peacefare.net (@DanielSerwer) October 11, 2023