A e keni parë fëmijën tuaj që t’i ngrejë këmbët në gjoks madje edhe kur qan? Ai mund të ketë probleme me gazrat, që i shkaktojnë shumë dhimbje.
Këtu janë arsyet e mundshme përse fëmijët ndihen të fryrë:
- a) Furnizimi me qumësht
Nëse keni shumë qumësht gjiri, kjo mund të shaktojë fryrje tek fëmijët.
- b) Intoleranca e laktozës
Ka fëmijë që janë intolerantë ndaj laktozës, që do të thotë se nuk mund të pijnë shumë qumësht.
- c) Ushqimi që ka ngrënë nëna
Një ushqim i caktuar që keni ngrënë mund të shkaktojë që fëmija juaj të ketë gazra. Për shembull, produktet e qumështit që keni konsumuar më parë mund të krijojnë probleme me tretjen e fëmijës.
Përpiquni të lehtësoni dhimbjen e fëmijës duke përdorur këto metoda:
- Zhvendoseni në një pozicion tjetër
Ndryshimi ipozicionittë foshnjës mund të ndihmojë në heqjen e gazit në bark.
- Masazhojeni
Kapni këmbët e fëmijës, dhe lëvizni nga lart poshtë, sikur imitoni çiklizmin. Kjo ndihmon lëvizjen e gazrave nga barku i tij.
- Kontrolloni pozicionin e gjidhënies
Sigurohuni që ta mbani drejt fëmijën. Koka duhet të jetë në një drejtim me barkun, sepse po të jetë më lart, krijon vëshirësi në frymëmarrje.
- Goditini lehtë në shpinë pas ushqyerjes
Kjo e ndihmon të nxjerrë gazrat.
- Ndryshoni pajisjet që përdorni
Ndryshimi i biberonit me një tjetër që nxjerr më ngadalë qumështin, ndihmon në reduktimin e sasisë së gazit të formuar.
- Dush me ujë të ngrohtë
Dushi i ngrohtë jo vetëm që i qetëson fëmijët, por edhe lehtëson gazrat.
- Ushqejini përpara se t’i ketë marrë uria shumë
Të ushqyerit pak para se të fillojnë të qajnë mund të parandalojë sasinë e madhe të gazrave, shkruan Revista për Nënat.
- Medikamentet
Nëse fëmija ka shumë dhimbje për shkak të gazrave, konsultohuni me mjekun dhe merrni ilaçet e nevojshme