• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 23 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Çfarë ndodhi, si mbeti Kosova edhe pa termocentral, edhe pa 20 milionë euro

Shqipe Osmani nga Shqipe Osmani
11 October 2023
në KRYESORE
0 0
0
Çfarë ndodhi, si mbeti Kosova edhe pa termocentral, edhe pa 20 milionë euro
0
SHPERNDARJE
146
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kosovës i janë shterur të gjitha mundësitë për ta sfiduar kompaninë amerikane, ContourGlobal, në lidhje me kontratën për Termocentralin “Kosova e Re”, thonë njohës të këtij rasti.

3 vjet më parë, Kosova përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, pasi kompania amerikane e fajësoi për mosrespektim të kontratës për ndërtimin e termocentralit të ri.

Javën e kaluar u bë e ditur se Kosova e ka humbur arbitrazhin dhe, për më tepër, detyrohet t’i paguajë njëzet milionë euro dëmshpërblim kompanisë ContourGlobal.

“E kam parë vendimin e Gjykatës (Ndërkombëtare të Arbitrazhit). Sipas vlerësimit tim, të gjitha provat e mundshme (në favor të Kosovës) janë shterur në këtë procedurë të arbitrazhit”,

thotë për Radion Evropa e Lirë ish-avokati i përgjithshëm shtetëror i Kosovës, Sami Istrefi.

Në Ministrinë kosovare të Drejtësisë i thanë Radios Evropa e Lirë se Avokatura Shtetërore dhe Përfaqësuesi i kontraktuar Ligjor e kanë analizuar vendimin final të Gjykatës së Arbitrazhit dhe se do të ankohen ndaj tij në Gjykatën Civile në Mbretërinë e Bashkuar.

REL-i kërkoi më shumë detaje për ankesën që është menduar të bëhet, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit është institucioni kryesor i arbitrazhit në botë, që ndihmon në zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare komerciale dhe të investimeve.

Saga “Kosova e Re”

I nisur si projekt 17 vjet më parë dhe i paraparë të vihej në funksion këtë vit, Termocentrali “Kosova e Re” nuk u finalizua kurrë.

Projekti fillestar u rishikua dhe u ndryshua disa herë – varësisht qeverive që merrnin pushtetin deri më 2017.

Atë vit, Qeveria e atëhershme e Kosovës nënshkroi marrëveshje komerciale me kompaninë amerikane, ContourGlobal, për ndërtimin e këtij termocentrali, që do të kushtonte 1.3 miliard euro.

Si i tillë, projekti përfaqësonte investimin më të madh të huaj në Kosovë.

Termocentrali do të funksiononte me thëngjill dhe do të kishte kapacitet prodhimi prej 500 megavatesh në orë.

Me termocentralet aktuale, “Kosova A” dhe “Kosova B”, që po ashtu funksionojnë me thëngjill, Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë.

Ndërtimi edhe i një termocentrali me thëngjill kundërshtohej vazhdimisht nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët e konsideronin si të dëmshëm për mjedisin.

Banka Botërore, fillimisht, i dha mbështetje projektit, duke premtuar edhe një lloj garancie që do t’i mundësonte investitorit marrjen e një kredie me interes të ulët.

Por, në vitin 2018, institucioni ndërkombëtar financiar deklaroi se nuk do ta mbështesë më ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill.

Pavarësisht kësaj, ContourGlobal tha atëkohë se nuk do të zmbrapset nga realizimi i projektit.

Kështu, deri në mars të vitit 2020 kur njoftoi përfundimisht tërheqjen nga projekti.

Në arsyetimin e lëshuar, kompania tha se nuk do të realizojë më projekte me thëngjill, por përmendi edhe ndryshimet e vazhdueshme politike në Kosovë, që kishin ndikuar në projekt.

Në kohën kur ishte nënshkruar kontrata me ContourGlobal, më 2017, Qeveria e Kosovës udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

Kur kompania amerikane u tërhoq nga projekti, pushtetin e mbante një koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Asnjëra prej këtyre partive nuk e mbështeste projektin.

Lëvizja Vetëvendosje këmbëngulte se kompania në fjalë mund ta rrisë çmimin e faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike, ndërsa LDK-ja shprehej pro ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike, por kundër alternativave investuese që shtrenjtojnë çmimin përfundimtar të energjisë elektrike.

Përveçse u tërhoq, ContourGlobal e dërgoi Kosovën edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në dhjetor 2020 për, siç u tha, mosrespektim të kontratës.

Kontrata mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane, ContourGlobal, parashihte që, nëse Qeveria e Kosovës zvarrit kontratën duke mos i përmbushur obligimet, atëherë ajo do të ketë përgjegjësi financiare ndaj kompanisë ContourGlobal në vlerë prej 19.7 milionë eurosh.

Sipas kontratës, nëse Kosova i përfundon obligimet, por ContourGlobal nuk arrin ta sigurojë pakon financiare, atëherë kjo kompani do t’i detyrohet Kosovës me një shumë prej 17.5 milionë eurosh.

Ish-avokati i përgjithshëm shtetëror i Kosovës, Sami Istrefi, kujton se në atë kohë ekzistonte edhe një marrëveshje mes tri ndërmarrjeve publike të Kosovës: Ibër Lepencit, Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT) dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

“Të gjitha palët e përfshira në atë marrëveshje kanë qenë të detyruara t’i japin pëlqim ContourGlobal për nisjen e ndërtimit të ‘Kosovës së Re’. Në këtë rast, KOSTT-i nuk ka dhënë pëlqim të tillë dhe, si pasojë, ka ardhur kjo gjendje çfarë është sot”, thotë Istrefi.

Ai shton se disa procedura mes palëve kanë vazhduar edhe pas tërheqjes së ContourGlobal me këtë të fundit duke kërkuar që të gjendet një zgjidhje.

Kompania amerikane, sipas Istrefit, kërkoi nga Kosova që t’ia paguajë shpenzimet e bëra për fizibilitetin apo vlerësimin e projektit “Kosova e Re”, në vlerë prej 6 milionë eurosh, porse Kosova nuk pranoi.

Mbyllja financiare e projektit u parapa të bëhej më 24 maj, 2020, por nuk u bë.

Kuvendi i Kosovës nuk arriti t’i jepte miratimin përfundimtar ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”.

Atëkohë, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit e Kosovës tha se, pas disa tentativave për zgjidhje të kontestit me marrëveshje, investitori ContourGlobal parashtroi kërkesë për arbitrazh në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Pas një procesi gati 3 vjeçar, ky institucion vendosi në favor të kompanisë amerikane.

Sikur të ecte përpara, jetëgjatësia e Termocentralit “Kosova e Re” do të ishte 40 vjet.

Qeveria e Kosovës, sipas kontratës, do ta merrte në pronësi atë pas një periudhe 20-vjeçare dhe pa asnjë kosto.

Me termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”, Kosova nuk arrin t’i plotësojë nevojat e mbi 1.7 milion banorëve të saj me rrymë, andaj edhe importon nga bursat e huaja.

Arsye për kapacitetet jo të kënaqshme thuhet se është vjetërsia e dy termocentraleve.

Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Kosova importoi vitin e kaluar mbi 750 mijë megavate energji elektrike.

Çmimi i rrymës

Vitin e kaluar, çmimi mestar i rrymës për kategorinë e konsumatorëve familjarë në Kosovë shkoi në 6.14 euro për kilovat nga 5.60 euro sa ishte në vitin 2021.

Ndërsa, për konsumatorët jofamiljarë, çmimi mesatar i rrymës në vitin 2021 ishte 8.39 euro, për të shkuar në 9.27 euro në vitin 2022.

Në prill të këtij viti, çmimi u rrit sërish – për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve

Tags: ContourGlobal.Kosova BTermocentralin “Kosova e Re”
Postimi i mëparshëm

Vendos UEFA: Ndeshja Kosovë-Izrael nuk do të luhet këtë muaj

Postimi tjetër

Vuçiq: Dikush ka dërguar Borrellit letër nga Serbia që të mos vendosë sanksione ndaj Kurtit

Të ngjajshme Postime

Kusari-Lila tregon a do t’i ndajë rrugët me Vetëvendosjen
KRYESORE

Kusari-Lila tregon a do t’i ndajë rrugët me Vetëvendosjen

23 June 2025
Gjendet pa shenja jete një grua në Obiliq
KRYESORE

Vëllai i dizajnerit Festim Isufi: Kam informata se në këtë rast është i përfshirë edhe një person i tretë

23 June 2025
Bajrami: KEK tender në vlerë prej 137.340 euro, pa studim të fizibilitetit – nuk e di se çka ka me punu kompania që e fiton
KRYESORE

Bajrami: KEK tender në vlerë prej 137.340 euro, pa studim të fizibilitetit – nuk e di se çka ka me punu kompania që e fiton

23 June 2025
Arsenijeviq: Do të kthehem në Kosovë kur më sigurohet një gjykim i drejtë
KRYESORE

Arsenijeviq: Do të kthehem në Kosovë kur më sigurohet një gjykim i drejtë

23 June 2025
NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR-in në Zveçan
KRYESORE

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR-in në Zveçan

23 June 2025
Arifi: Kushdo që ka dhënë leje të lëshohet ky bllok i Kosovës A pa filtra ajri duhet arrestuar
KRYESORE

Arifi: Kushdo që ka dhënë leje të lëshohet ky bllok i Kosovës A pa filtra ajri duhet arrestuar

23 June 2025
Postimi tjetër
Vuçiq: Kosova së shpejti hynë në procedurë të pranimit në KiE, pasojat për Serbinë të rënda

Vuçiq: Dikush ka dërguar Borrellit letër nga Serbia që të mos vendosë sanksione ndaj Kurtit

Lajmet e fundit

Rreziku i rrezatimit në Shqipëri/ Frika nga tensionet bërthamore në Lindjen e mesme, eksperti i ISHP: Kemi 10 pika monitorimi

Rreziku i rrezatimit në Shqipëri/ Frika nga tensionet bërthamore në Lindjen e mesme, eksperti i ISHP: Kemi 10 pika monitorimi

23 June 2025
Si të zgjedhësh aromën e duhur të parfumit sipas personalitetit

Si të zgjedhësh aromën e duhur të parfumit sipas personalitetit

23 June 2025
Brad Pitt thotë se do të realizonte një film me Tom Cruise, por vetëm me një kusht

Brad Pitt thotë se do të realizonte një film me Tom Cruise, por vetëm me një kusht

23 June 2025
Pas alarmit dhe pezullimit të fluturimeve në Katar, Reuters dhe AFP: Shpërthime në Doha, Irani godet bazën amerikane

Pas alarmit dhe pezullimit të fluturimeve në Katar, Reuters dhe AFP: Shpërthime në Doha, Irani godet bazën amerikane

23 June 2025
Rreziqet dhe problemet që vijnë nga akulloret e vjetëruara

Rreziqet dhe problemet që vijnë nga akulloret e vjetëruara

23 June 2025
Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim

Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim

23 June 2025
Kusari-Lila tregon a do t’i ndajë rrugët me Vetëvendosjen

Kusari-Lila tregon a do t’i ndajë rrugët me Vetëvendosjen

23 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu