Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Rahovec ka ndërruar jetë pasi që i njëjti është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ku thuhet se në lidhje me rastin janë njoftuar organmet kompetene.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, /InLajmi/