Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dënuar sulmet e Hamasit në Izrael, ndërsa ka kërkuar që këto akte të ndalen menjëherë, përcjell InLajmi.
Shfi i ekzekutivit të Kosovë shprehet i shqetësuar për krimet e ndodhura ndaj civilëve, ndërsa theksoi se mbështet të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terriorizmit.
“Shumë i shqetësuar për krimet kundër civilëve dhe rritjen e numrit të vdekjeve pas sulmeve të Hamasit në Izrael. Unë qëndroj me aleatët tanë, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të këtyre akteve, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje kundër terrorizmit dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, është shprehur Kurti./InLajmi/
https://twitter.com/albinkurti/status/1711345182929568009?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1711345182929568009%7Ctwgr%5E0695dcce0aa601022e318ab698f389f700ca619e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dukagjini.com%2Fkurti-mbeshtesim-te-drejten-e-izraelit-per-vetembrojtje-kunder-terrorizmit%2F