Xhiro e nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës përfundoi sonte me një ndeshje shumë interesante.
FC Prishtina dhe FC Ballkani barazuan 0:0 në ndeshjen e zhvilluar nga ora 20:00 në stasdiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar 1:1.
Ballkani kaloi në epërsi prej 1:0 me golin e realizuar nga Nazmi Gripshi në minutën e 30-të, kurse Prishtina e barazoi rezultatin me anë të Jalen Blesas në minutën e 34-të.
Kryeqytetasit tashmë kanë gjashtë ndeshje pa fitore dhe ndodhen në vendin e pestë me 12 pikë, shkruan Lajmi.net.
Ballkani i prinë tabelës me 20 sosh.