Shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ka demantuar lajmet në Serbi se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Spanjë ka udhëtuar me pasaportë të Serbisë, përcjell InLajmi.
Vela, ndërsa demanton lajmet serbe, tha se fokusi kryesor politik i Serbisë është përhapja e gënjeshtrave për presidenten Osmani.
Tutje Vela bëri të ditur se Presidentja Vjosa Osmani në ka udhëtuar për here të parë në Spanjë dhe atë me pasaportë të Kosovës.
“Për herë të parë një Presidente e Kosovës udhëtoi në një ngjarje zyrtare në Spanjë dhe ajo u trajtua si të gjithë krerët e tjerë të shteteve që marrin pjesë në Samitin e Komunitetin Politik Evropian. Presidenti ka udhëtuar me pasaportë të Kosovës”, shprehet Vela./InLajmi/
https://twitter.com/Blerim_Vela/status/1710397040125981093?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1710397040125981093%7Ctwgr%5E17b0a98194d432040559957719f1067283f23f9d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fme-pasaporte-te-kosoves-blerim-vela-i-ben-demant-propagandes-serbe%2F