Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, shprehet e shqetësuar për faktin se edhe një muaj pas fillimit të vitit shkollor, shumica e nxënësve nuk kanë librat shkollor, përcjell InLajmi.
Bajrami shprehet se është alarmante se si 70.6% e nxënësve edhe një muaj pas fillimit të vitit shkollor 2022/23, vijojnë procesin mësimor pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore.
Ndërsa kritikon institucionet për dështimin me subvencionimin e teksteve shkollore, bazohet tek të dhënat e publikuara këto ditë nga OJQ ETEA.
Bajrami ka thënë se për këtë dështim nuk mjafton vetëm dorëheqja e ministres dhe se përgjegjësi kryesor është kryeministri Kurti.
Postimi i plotë i saj:
ALARMANTE: 70.6% e nxënësve edhe një muaj pas fillimit të vitit shkollor 2022/23, vijojnë procesin mësimor pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore
Sipas një studimi që këto ditë ka publikuar OJQ ETEA, konfirmohet ajo çfarë e kemi thënë në fillim të këtij viti se pas vendimit skandaloz të ministers së arsimit për mënyrën e subvencionimit të librave, “do të përfundoj ky viti shkollor dhe asnjëherë nuk do arrihet që të gjithë nxënësit t’i kenë të gjitha librat”.
ETEA ka pyetur 506 mësimdhënës, nëse nxënësit në klasat e tyre i kanë të gjitha librat dhe se a po arrijnë mësimdhënsit të përcjellin planprogramin. Të gjeturat janë alarmante:
❌ 70.6% e nxënësve edhe një muaj pas fillimit të vitit shkollor 2022/23, vijojnë procesin mësimor pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore;
❌ 52.6% e mësimdhënësve vlerësojnë se vendimi i MASHTI ka pasur ndikim negativ në mbarëvajtjen e procesit mësimor;
❌ Derisa në klasat e para rreth 48% e nxënsëve i kanë të gjitha tekstet mësimore, në klasat e pesta vetëm 16.5% e nxënsëve i kanë të gjitha tekstet mesimore;
❌ 54.5% e mësimdhënësve nuk arrijnë ta zhvillojnë në mënyrë të rregullt procesin mësimor, duke mos arritur të përmbushin plotësisht plan-programin e tyre si pasojë e mungesës së teksteve shkollore;
Sipas studimit ndër arsyet kryesore për mos sigurimin e teksteve shkollore, prijnë: mungesa e teksteve shkollore nëpër libraritë e qytetit; problemet me transferimin e mjeteve financiare përmes platformes eKosova; mungesa e kapaciteteve digjitale për të aplikuar në eKosova etj.
Dorëheqja e ministres nuk mjafton, përgjegjësi kryesor këtu është Kryeministri Kurti i cili deri me tani asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë për dështimet në arsim.
Linku is studimit: https://drive.google.com/…/1Wt-xzDBQdm62iOhCXKhi9oU…