Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian po ndodh.
Sipas Varhelyit, që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Bashkimi Evropian është gati për të pritur shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Nuk ka një shenjë më të mirë dhe më të qartë se Shqipëria po bëhet shtet anëtar i BE-së sesa sjellja e kolegjit të Evropës në Tiranë. Nëse shikojmë historinë e Evropës Qendrore dhe Lindore, për shembull Natolini u krijua në vitin 1992, pra 2 vjet pas rënies së murit të Berlinit, pas rënies së perdes së hekurt, kështu që po të bëjmë disa llogaritje i bie që mesazhi dhe ideja kryesore është që ky është një sinjal i qartë që anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh”, tha ai, shkruan TopChannel.
Tutje, ai tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE-së është plani i rritjes që do ta bëjnë sot për ta përshpejtuar zgjerimin nga 1 janari i vitit tjetër “në mënyrë që ne të jemi gati për të pritur shtetet e reja të BE-së, sepse jemi gati për t’ju pritur juve”.