Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është “i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar”, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka thënë se në Granadë të Spanjës, ku u mbajt samiti i 3 i liderëve të Komunitetit Politik Europian, shumica absolute e shteteve u përfaqësuan nga kryeministrat e tyre, por jo edhe Republika e Kosovës.
Tutje është shprehur Krasniqi se Kryeministri Kurti që del dhe zhurmon për marrëveshjet ndërkombëtare që s’po mundet t’i miratojë, vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar.
Postimi i plotë i tij:
Në Granadë të Spanjës, ku u mbajt samiti i tretë i liderëve të Komunitetit Politik Evropian, shumica absolute e shteteve u përfaqësuan nga Kryeministrat e tyre, por jo edhe Republika e Kosovës.
Kryeministri Kurti që del dhe zhurmon për marrëveshjet ndërkombëtare që s’po mundet t’i miratojë, vazhdon të mbetet i padëshiruar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar.
Pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është hera e 2-të brenda një muaji që Kryeministri i Kosovës nuk ftohet dhe nuk pranohet në mbledhjet e liderëve botërorë. Dinjitet se jo mahi!