Një varrim për një ushtar ukrainas, i cili ra në krye të detyrës teksa mbronte vendin e tij është kthyer në një masakër. Rusia ndërmori një sulm me raketa duke lënë të vrarë 51 persona në fshatin ukrainas Hroza. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë 6-vjeçar.
Kjo është masakra më e rëndë e shkaktuar nga lufta në rajonin e Kharkiv. Sipas burimeve mediave të huaja, në qytetin afër Kupiansk nuk ka objektiva ushtarake në zonë dhe as nuk ka pasur ushtarë të pranishëm, shkruan A2CNN.