Në samitin që po mbahet në Granadë të Spanjës, po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Gjatë ditëve të kaluara pati raportime të ndryshme se do të ketë edhe një takim Osmani – Vuçiq, por nga presidentja e Kosovës u bë e qartë se fillimisht duhet të ketë sanksione ndaj Serbisë e më pastaj dialogu.
E nga Samiti i Granadës kanë dalë pamje ku është parë Osmani nën shoqërinë e kancelarit gjerman e kryeministrit grek, ndërsa Vuçiqi i vetmuar në një qoshe.
Në fotografi ku Osmani shihet bashkë me Scholz dhe Mitosktais, në prapavijë duket presidenti serb, Aleksander Vuçiq, i vetëm, shkruan lajmi net.
Presidentja Osmani në fjalën e saj para mediave para fillimit të takimit ka thënë se në Granada do të kërkojë nga aleatët që ta sanksionojnë Serbinë dhe Vuçiqin pas aktit të agresionit kundër shtetit të Kosovës dhe integritetit territorial të Republikës, që u krye nga një grup paramilitarësh dhe terroristësh të sponzorizuar nga Serbia.