Organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Shoqata e Bankave të Kosovës, Rrjeti për Qëndrueshmërinë e Bankave dhe Financave dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare, anëtare e grupit të Bankës Botërore, në partneritet me Sekretariatin Shtetëror të Zvicrës për Çështje Ekonomike, për herë të parë në Prishtinë u mbajt Forumi për Qëndrueshmërinë në Financa, raporton InLajmi.
Në Forumin e Qëndrueshmërisë në Financa morën pjesë mbi 140 personaliteteve nga e gjithë bota.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili në fjalën hyrëse të këtij forumi, theksoi se BQK-ja është e përkushtuar për të forcuar përpjekjet për të përmirësuar qëndrueshmërinë e sistemit financiar në vendin tonë, ndaj rreziqeve të lidhura me mjedisin dhe klimën në veçanti.
Ismajli, duke folur për aktivitete dhe programet tha se BQK-ja ka hartuar strategjinë që do të kontribuojë në forcimin dhe rregullimin e praktikave të bankave për të rritur stabilitetin financiar në vend.
“Veprimet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për të adresuar rrezikun mjedisor do të jenë në drejtim të forcimit të kornizës rregullative dhe direktivave të Bashkimit Evropian dhe standardeve të Bazelit, forcimit të praktikave mbikëqyrëse, duke përfshirë vlerësimin dhe kuptimin e plotë të ekspozimit të bankave ndaj rreziqeve klimatike”, u shpreh Guvernatori Ismaili.
Guvernatori Ismaili ka theksuar se BQK-ja do të punojë në ngritjen e kapaciteteve me qëllim të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe përshtatjes ndaj rreziqeve që vijnë nga ndryshimet klimatike.
Tutje ka thënë Ismaili se edukimi financiar përmes forumeve të tilla kanë qëllim zgjerimin e ekspertizës dhe njohurive në fushën e rreziqeve.
“Edukimi financiar dhe komunikimi më i gjerë përmes pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare, punëtori, forume me qëllim të zgjerimit të ekspertizës dhe njohurive në fushën e rreziqeve klimatike, është pjesë e planit të BQK-së”, shoi ai.
Guvernatori Ismaili në këtë forum ndërkombëtar tha se bankave qendrore i është shfaqur nevoja për të ndërmarrë veprime ndaj rreziqeve financiare që lidhën me klimën.
“Bankat potencialisht janë të ekspozuara ndaj rreziqeve financiare të lidhura me klimën, pavarësisht nga madhësia, kompleksiteti ose modeli i tyre i biznesit. Andaj, bankave qendrore, autoriteteve rregullatore, institucioneve financiare dhe politikëbërësve të tjerë, u është shfaqur nevoja për të ndërmarrë veprime në përgjigje të këtyre sfidave”, ka potencuar Guvernatori Ismaili.
Në fund, Guvernatori Ismaili tregoi se angazhimet mjedisore të Republikës së Kosovës janë në përputhje me strategjinë e Bashkimit Evropian, pasi që vendit iu dha statusi potencial kandidat për anëtarësim në këtë bllok.
Petrit Balija, drejtor i Shoqatës së Bankave të Kosovës, tha se BQK-ja ka treguar përkushtim të madh dh ka ofruar mbështetje si për bizneset e bankat për të tejkaluar inflacioni.
Ai shtoi se për të bërë ndryshime të mëdha duhet që të mobilizohet kapitali i sektorit privat.
“Ky Forum ka caktuar disa qëllime ambicioze dhe trajton sfida të mëdha dhe besoj që do të përmbushen falë bashkëpunimit. Viti 2022 ka qenë një sfidë. Inflacion bashkë me faktorët të tjerë ka krijuar një gjendje kur fonde janë rritur dhe bankat janë shtyrë të rrisin kamatat për të tejkaluar inflacioni dhe kjo ka qenë sfidë si për banka edhe për kreditoret. BQK a treguar një përkushtim të madh për të tejkaluar dhe ka ofruar mbështetje si për bizneset e bankat për të tejkaluar inflacioni. Sektori bankar ka luajtur rol të rëndësishëm duke i mbështetur bizneset”.theksoi Balija.
Ai kujtoi edhe anëtarësimet ndërkombëtare falë angazhimit të BQK-së“
Fal përkushtim të BQK dhe IFC jemi anëtarësuar në SBFN. Kemi nevoja për investime të gjelbrat. Ku e sigurojmë kapitalin për ta bërë këtë tranzicion, Qeveria jonë ka një prioritete por duhet ta kuptojmë se ata janë të kufizuar, për të bërë ndryshim të madh duhet ta mobilizojmë kapitalin e sektorit privat. Duhet të ofrojmë asistencë financiare në shkallë të larët që i bije të gjitha banka të jenë pjesë e agjendës, për këtë roli i shoqatës është i rëndësishëm. Është e rëndësishme që tranzicioni t’i qasemi në përgjithësi. Ndërtimi i një sistemi financiar është i rëndësishëm”. u shpreh ai
Nicolas Marquier, menaxher Rajonal për Ballkanin Perëndimor (IFC), tha se janë të përkushtuar që t’i dalin në ndihmë sektorit privat.
“Ndryshimet klimatike kanë ndikim në Ballkanin Perëndimor, pushtimi rus, Covidi kanë shtuar këtë sfida. Huamarrja është renduar. Këto kanë bërë që të kuptojmë se sektori privat luan rol kritik në këtë mesë. Ngjarja e sotme është një mundësi për të diskuara këtë. Jemi të dedikuar në zhvillimi e sektorit privat. Kemi 6.7 miliardë financim në lidhej me klimën dhe 8 miliardë të tjera që të përfshijmë banak qendror në të gjitha këto përpjekje. Qëllimi jonë është që të mbështesnim projekt financiare të qëndrueshëm me 30 për qind. Ky financim shkon për projekte të gjelbrat dhe të qëndrueshëm. Bankimi i mundësuar nga IFC është dëshmi e përcaktimit tonë. Bashkëpunimi është jetik, BQK ka rol ndërmjetës në bankat në Kosovë”, tha ai.
Christoph Fuchs, nga ambasada e Zvicrës në Kosovë, tha se duke marr parasysh rreziqet që paraqiten nga ndryshimet klimatike është e rëndësishme që përpjekjet e të gjithëve të jenë gjithëpërfshirëse.
“Jemi të gjithë dëshmitar të ndryshimeve klimatike dhe ndikim që ka kjo në të ardhëm tonë. Rreziku që i kanoset tokës tonë prek të gjithë dhe këto asete tona ndryshojnë dhe rregulloret e shumta. Është më rëndësi që përpjekjet tona të jenë gjithëpërfshirëse. Praktikat e financave të qëndrueshme do të bëhen dikur një domosdoshmëri. Qëndrueshmëria është më rendisë për sektorin privat, kompanitë, bizneset dhe mjedisin duhet që të ndihmohet sektori privat që të përshtate me realitetin e ri. Në promovojmë investime të qëndrueshëm. Vazhdoj të mbështesim palët me rëndësi në Kosovë”, tha ai.
Rong Zhang, koordinator Globalnga Banka e Qëndrueshme e mbështetur nga IFC dhe Rrjeti Financiar (SBFN), tha se ky rrjet ka 81 institucione anëtare që përfaqëson 63 shtet në gjithë botën, raporton EO.
“Kjo sot shënon një bashkëbanim rajonal dhe shpresoj që të këtë partneritet që do të ecim përpara. Rrjeti ka 81 institucione anëtare që përfaqëson 63 shtete. Për të rregulluar sektorin dhe tregun e bankave. Me kënaqësi mirëpritem Shoqatën e Bankave të Kosovës që u bë anëtare e jona. Vazhdimi është përkushtim i përbashkët që na ndihim në veprim dhe mësime të përbashkëta në tre fusha. Ngjarja e sotme është shumë me rendisë për të shkëmbyer përvojat dhe për t’i ndihmuar Kosovës”, tha ajo.
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Strategjinë e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022–2031, që parasheh sektor të qëndrueshëm energjetik të integruar në tregun pan-evropian dhe duke garantuar siguri e përballueshmëri energjetike për qytetarët.
Kujtojmë se Republika e Kosovës ishte një nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor që nënshkruan Deklaratën e Sofjes në nëntor 2020, ku vendet e njohën Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, si një nismë për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB).