Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti në lidhje me liberalizimin e vizave, përcjell InLajmi.
Çitaku tha se Kurti nuk ka bërë asgjë të mirë për liberalizimin e vizave, ku ky i fundit sipas saj ka koontribuar vetëm negativishtë duke hedhur gaz lotësjellës në Kuvendin e Kosovës.
Ajo tha se Komisioni Evropian e ka dhënê rekomandimin për liberalizimin e vizave shumë vite para se Vetëvendosje të vinte në pushtet.
Postimi i plotë i tij:
Pas një pune të gjatë posaçërisht këto dy vitet e fundit, qytetarët e Kosovës më në fund do të lëvizin pa viza, paska thënë Kurti.
Kryeministër,
Kontributi i juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës në parlamentin e Republikës dhe kauzat e rreme rreth demarkacionit. Ju dhe LVV nuk e keni votuar as pakon ligjore që i ka paraprirë këtij procesi. Njejtë nuk e keni votuar as MSA-në.
Komisioni Evropian e ka dhënê rekomandimin për liberalizimin e vizave shumë vite para se ju të vini në pushtet.
Mos i fyeni qindra shërbyes civil të cilët kanë punuar me shumë zell e përkushtim./InLajmi/