Rreshteri Afrim Bunjaku, ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.
Vëllai i tij tregoi për Euronews Albania se është krenar për të dhe se shpreson që ai të ishte rasti i fundit tragjik.
“Ndihem shumë krenar që ka rënë për atdhe, shumë krenar. Krenaria është e madhe.Kemi dhimbje, mirëpo po na lehtëson kombi shqiptar, prej Kosovës deri në Australinë e largët. Të gjithë me diplomatë evropian i falënderojmë shumë. Inshallah është kthesë historike e inshallah është e fundit. Kemi policë shumë që kanë rënë, janë 23 mesa di unë, bashkë me vëllain tim. Mjaft më me këto! Jemi në tokën tonë dhe do të mbesim në tokën tonë, është tokë shqiptare”, u shpreh Bunjaku.