Milan Radoiçiq u arrestua të marten nga autoritetet serbe, nën dyshimin për tregti të armëve.
Ai sot u lirua nga paraburgimi, duke iu ndaluar hyrja në Kosovë.
E lidhur me këtë ka folur politikani serb Zdravko Ponosh.
Ponosh tha se lirimi i Radoiçiqit është pjesë e marrëveshjes me qeverinë.
“Jam i bindur se marrja e përgjegjësisë së plotë nga Radoiçiq për ngjarjen në Banjskë dhe paraqitja e tij në polici është rezultat i marrëveshjes së arritur nga qeveria me të”, tha ai për gazetën Danas.
Kryetari i partisë Qendra e Serbisë shtoi se e ardhmja e Milan Radoiçiq do të varet nga ajo se kush do të jetë më i suksesshëm në negociatat me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, shkruan Klankosova.tv.
“Kujt Vuçiq i detyrohet më shumë, kujt i frikësohet më shumë, kujt i ka premtuar më shumë, kush ka kapacitet më të madh shantazhues ndaj tij”, tha Ponosh.