Milan Radoiçiq u lirua sot nga paraburgimi, një ditë pasi ishte arrestuar nga autoritetet serbe. Ndaj këtij veprimi të drejtësisë në Serbi, ka reaguar shefi i stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, i cili tha se arrestimi dhe lirimi i terroristit kryesor është vetëm një shfaqje mediale, përcjell InLajmi.
Tutje ka shkruar Dalipi se ky është një manipulimi i tij i stilit Millosheviq/Putin nuk do të mashtrojë askënd
Dalipi shprehet se mbajtja e përgjegjësisë është thelbësore për këtë shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.
“Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë mbështeti terrorizmin në Kosovën fqinje. Arrestimi dhe lirimi i një terroristi kryesor është vetëm për të marrë vëmendjen e mediave. Manipulimi i tij i stilit Millosheviq/Putin nuk do të mashtrojë askënd. Mbajtja e përgjegjësisë është thelbësore për këtë shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar”,ka deklaruar Dalipi.
https://twitter.com/DalipiLuan/status/1709539393998835804?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1709539393998835804%7Ctwgr%5Ecf13e4c43eb5df228ad176b650b136dcdc655d01%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flirimi-i-radoiciqit-vjen-reagimi-nga-kabineti-i-kryeministrit-kurti%2F