Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se pas aktit të agresionit më 24 shtator, prioritet është çështja e sigurisë dhe vendosmëria për anëtarësim në NATO e BE, përcjell InLajmi.
Ai është shprehur se Kosovës i duhet politikë e re e sigurisë, në këtë kohë kur në Serbi opsioni ushtarak kundër Kosovës është opsion real.
Postimi i plotë i tij:
Formula e Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin pas aktit të agresionit më 24 shtator është vendosja e sigurisë para normalizimit si prioritet dhe vendosmëria për anëtarësim në NATO para anëtarësimit në BE-së! Kosovës i duhet politikë e re e sigurisë, buxhet më shumë, rritje të numrit të pjesëtarëve, paga më të larta dhe pajisje moderne, në këtë kohë kur në Serbi opsioni ushtarak kundër Kosovës është opsion real!/InLajmi/