Analisti, Xhevdet Pozhari, pas lirimit të Milan Radoiçiqit ka reaguar duke thënë se nuk ka tjetër zgjidhje, sepse Vuçiq nuk rrezikon e t’ia nxjerr të palarat, përcjell InLajmi.
Tutje ka shtuar Pozhari, se Vuçiqit i duhet heshtja, ndërsa “heshtjen” e Radoiçiqit e paralajmëron nga ndonjë aksident i mundshëm.
Për më tepër Pozhari është shprehur se “Dimri afër. Shtohet numri i aksidenteve! Edhe Radoiçiqit mund t’i dështojnë frenat. Dhe, më pas Vuçiqi të del ta “vajtojë”, vdiq heroi ynë!”
Postimi i plotë i tij:
E paskan liru Radoiçiqin. Nuk ka hesap Vuçiqi me rreziku me ja nxjerrë të palarat. Atij i duhet heshtja.
Dimri afër. Shtohet numri i aksidenteve! Edhe Radoiçiqit mund t’i dështojnë frenat. Dhe, më pas Vuçiqi të del ta “vajtojë” – vdiq heroi ynë!/InLajmi/